Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

E kryer, Zidane do të jetë selektor i Francës

Zidane

Zinedine Zidane do të jetë selektori i ri i Përfaqësueses së Francës, shkruan të premten eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Zidane ka pranuar të gjitha kushtet dhe do të bëhet përzgjedhësi i ri i Francës. 

Zidane e kishte pranuar prej kohësh projektin e përfaqësueses franceze, duke refuzuar ofertat nga disa klube, pasi dëshira e tij e vetme ishte të drejtonte Francën.

Stafi teknik tashmë është përcaktuar. 

54-vjeçari pritet të firmosë kontratën në ditët e ardhshme, pas largimit të Didier Deschampsit .

Ndeshja ndaj Anglisë do të jetë e fundit për Deschampsin si trajner i Francës. 

Ai do ta drejtojë për herë të fundit Francën të shtunën, në sfidën për vendin e tretë në Kupën e Botës.

Edhe Zidane, favorit për ta pasuar Deschampsin te Franca Futboll 9 muaj më parë Zidane, favorit për ta pasuar Deschampsin te Franca

Zidane e ka drejtuar Real Madridin në dy periudha. 

Fillimisht e drejtoi nga viti 2016 deri në vitin 2018. Më pas e drejtoi nga viti 2019 deri në vitin 2021. 

Me “Los Blancos”, Zidane fitoi plotë 11 trofe, përfshirë tre herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë titullin e kampionit në Spanjë.