Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zidane, favorit për ta pasuar Deschampsin te Franca

Zidane

Legjenda Zinedine Zidane është favorit për ta pasuar Didier Deschampsin te Përfaqësuesja e Francës.

Mediumet franceze kanë raportuar të martën se Deschamps do të largohet nga posti i selektorit të Francës pas përfundimit të Botërorit 2026.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtimin e Përfaqësueses së Francës pritet ta marrë Zidane.

“Nuk po them se kjo do të ndodhë tani, por një ditë do të doja të stërvitja ekipin kombëtar”, u shpreh shkurt Zidane.

Ikona e futbollit, Zidane, e ka theksuar vazhdimisht dëshirën e tij për t’u kthyer në zejen e trajnerit.

Kanë kaluar katër vjet qëkur Zidane dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Real Madridit.

53-vjeçari e drejtoi Realin në dy periudha.

Fillimisht e drejtoi nga viti 2016 deri në vitin 2018 dhe më pas nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Zidane si trajner i Realit ka fituar dy tituj, një Superkupë, tri Liga të Kampionëve, një Superkupë të Evropës dhe dy Kupa të Botës për klube. Si lojtar ka karrierë impresive.