Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova, sulmuesi i vetëm që nuk ka qenë titullar te Juve

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është i vetmi lojtar ofensiv në skuadrën e Juventusit në edicionin aktual, që ende nuk ka pasur rastin të paraqitet nga fillimi, nën drejtimin e Igor Tudorit apo Luciano Spallettit.

“Të gjashtë sulmuesit te ‘Zonja Vjetër’ kanë luajtur në këtë pjesë të parë të sezonit. Vetëm Zhegrova nuk është përfshirë kurrë në formacionin titullar”, shkroi “Calciomercato” të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediumi italian ka shkruar se Zhegrova meriton të jetë titullar duke marrë për bazë statistikat jo të mira në sulm të skuadrës.

“Për shembull, sulmi i Juves renditet i pesti për nga golat e shënuar. Ka nevojë urgjente për një riorganizim”, vazhdon shkrimin mediumi italian.

Zhegrova ka pesë paraqitje, kurse pesë golat e asistimet. Ai nuk ka asnjë paraqitje nga minuta e parë.

Ka tri paraqitje në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve.