Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova me Lillen përballen me Rennesin

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova luajti në të dyja ndeshjet e muajit nëntor me Kosovën, ndërsa në fundjavë kthehet në fushë me skuadrën franceze Lille. 

Zhegrova dhe Lille të dielën nga ora 15:00 janë nikoqirë të skuadrës Rennes, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligue 1. 

Lille pas 11 ndeshjeve ka 19 pikë, ndërsa Rennesi ka grumbulluar 11 pikë. 

Sulmuesi i krahut, 25-vjeçari Zhegrova, pritet të jetë rrezik për portën kundërshtare pas formës së shfaqur me skuadrën e tij së fundmi. 

Ai në 17 ndeshjet e edicionit aktual ka realizuar shtatë gola ndërsa ka kontribuuar me dy asistime. 

Edhe Genesio flet sërish për Zhegrovën Futboll Genesio flet sërish për Zhegrovën

Marseille, që edhe këtë edicion është kandidat për titull kampioni në Francë, të shtunën nga ora 17:00 luan në udhëtim te Lensi. 

Disa ndeshje në Francë do të shtyhen shkaku i reshjeve të mëdha të borës.