Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova me Juventusin ndalen nga Lecce

Juventus

Edon Zhegrova është paraqitur nga fillimi i pjesës së dytë për Juventusin që të shtunën është ndalur në barazimin nga Lecce. 

Ndeshja e cila i takoi xhiros së 18-të të Serie A përfundoi baras 1:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi 24-vjeçar, Lameck Banda, e kaloi në epërsi Leccen në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 

Juve shifrat i barazoi në minutën e 49-të. Golin e realizoi Weston McKennie. 

Juve kishte rastin që ta realizonte golin e fitores në minutën e 66-të por sulmuesi kanadez, Jonathan David, humbi penallti. 

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, e kompletoi ndeshjen te Lecce, kurse Medon Berisha mungoi për shkak të lëndimit. 

Juventusi ka 33 pikë dhe e zë vendin e pestë. Lecce ka 17 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të.