Edon Zhegrova vazhdon të mos ushtrojë me ekipin e parë të Lillet.
Këtë e bënë të ditur të martën mediume të afërta me klubin francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi mungoi nga 15 dhjetori, Zhegrova ishte ftuar nga klubi që të paraqitej më herët për fazën përgatitore, njëjtë si lojtarë të tjerë të lënduar. Qëllimi ishte që sulmuesi i krahut të kthehej ngadalë.
Por Zhegrova nuk u paraqit më herët në stërvitje dhe Lille e sanksionoi. Ai ende mbetet i dënuar, përkatësisht larg skuadrës së parë. Ai po ushtron, por jo me ekipin e parë të trajnerit Bruno Genesio.
Mediumet franceze raportojnë se raportet nuk janë më të mira dhe mungesa e Zhegrovës në stërvitje e dëshmon këtë.
Zhegrova ka edhe një vit kontratë me Lillen, ndërsa ka shprehur dëshirë të largohet këtë verë.
Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për kosovarin.