Rinor Rexhepi është futbollisti i radhës që do t’u bashkohet ekipeve përfaqësuese të Kosovës. Ai do të luajë për Kosovën U19, ndërsa të martën është pritur në takim nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Rinor Rexhepi luan si sulmues qendre te skuadra U19 e klubit danez Randers. Shtatlarti vlerësohet me potencial të madh. Në edicionin e fundit i shënoi tetë gola në 25 paraqitje.
Rinori është vëllai i tri motrave Rexhepi. Dy prej tyre kanë luajtur për Kosovën, ndërsa Verona Rexhepi aktualisht paraqitet në elitën daneze.
“Rinori, sulmues qendror i Randers U19 në Superligën e Danimarkës, vjen me përkushtim, pasion dhe potencial të madh si vlerë e shtuar për grupin tonë për kualifikimet e radhës. Besojmë se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të suksesshme me fanellën dardane për Rinorin”, ka shkruar Agim Ademi.
-
Publikohet lista e futbollisteve të Kosovës U19
-
Te Kosova U19 presin paraqitje pozitive në kualifikime
-
20-vjeçarja nga Kosova po dominon në njërën prej ligave më të forta në botë
-
Agim Ademi takon talentin e madh të Bayernit
-
Agim Ademi flet për vizitën e talentit të Bayernit te Kosova: Ata që vijnë me familje, kanë simpati për Kosovën