Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllet pa fitues derbi i madh i Italisë

Juventus - Milan

Federico Gatti ia ka siguruar një pikë Juventusit në derbin e madh italian kundër Milanit.

Gatti u inkuadrua së bashku me Edon Zhegrovën te Juventusi në minutën e 88-të, ndërsa shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 92-të.

Derbi i javës së tretë të Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit u zhvillua të dielën.

Milani ishte i pari që kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Alphadjo Cisse në minutën e 68-të, shtatë minuta pasi u inkuadrua në fushë.

Por Juventusi falë Gattit fitoi një pikë me gol të minutave shtesë. Te Milani nga minuta e 92-të luajti Ardon Jashari.

Milani dhe Juventusi kanë nga shtatë pikë.

Edhe Nuk jep fitues e as gola derbi Milan-Juventus Futboll Nuk jep fitues e as gola derbi Milan-Juventus

Zhegrova inkuadrohet në fushë

Futbollisti i Juventusi, Edon Zhegrova është inkuadruar në minutën e 88-të në fushë në ndeshjen derbi ndaj Milanit.

Milani është duke e fituar derbin 1:0