Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vetëm një pikë për Zhegrovën me Juventusin

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, me Juventusin e kanë fituar një pikë në përballjen ndaj Atalantas.

Juve në shtëpi barazoi 1:1 me Atalantan, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Serie A. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zhegrova është paraqitur nga minuta e 64-t te “Zonja e Vjetër”. 

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me golin që e shënoi Kamaldeen Sulemana. 

Juve shifrat i barazoi në minutën e 78-të. Realizatori i golit ishte Juan Cabal. 

Tek Atalanta në minutën e 80-të mesfushori Marten de Roon u përjashtua nga loja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 

Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen te mysafirët. Për Juven ishte barazimi i tretë rresht në të gjitha garat. Ka 11 pikë në vendin e dytë. Lider është Napoli me një pikë më shumë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur. 

Atalanta e zë vendin e pestë me nëntë pikë.