Ka përfunduar baras 0:0 derbi i Italisë ndërmjet Juventusit dhe Milanit. Derbi i zhvilluar në “Allianz Stadium” në Torino, i takoi xhiros së gjashtë të Serie A.
Në minutën e 53-të Christian Pulisiq i Milani humbi penallti. Ai gjuajti mbi portën e Juventusit.
Milani pati edhe raste tjera shënimi në ndeshjen ndaj Juventusit. Edhe Juventusi po ashtu krijoi disa raste. Por në fund, ndeshja derbi përfundoi baras, 0:0.
Edon Zhegrova nuk fitoi rastin të paraqitet në derbin ndaj Milanit. Ai mbeti në stol.
Milani është në vendin e tretë me 13 pikë, kurse Juventusi në pozitën e pestë me 12 pikë. Lider është Napoli me 15 pikë.