Futboll

Zeneli realizon supergol për Elfsborgun

Arber Zeneli

Arbër Zeneli ka realizuar supergol të dielën për skuadrën e Elfsborgut. 

Elfsborgu në kuadër të xhiros së 18-të të elitës së futbollit suedez e mposhti Hackenin në udhëtim me rezultatin 2:1. 

Zeneli në lojë u inkuadrua në minutën e 59-të kurse golin për 2:0 e shënoi në minutën e 87-të. Për sulmuesin kosovar ky ishte goli i parë këtë edicion. 

Vëllai i vogël i Arbër Zenelit, Besforti, e kompletoi ndeshjen. 

Në portë te Hackeni ishte Etrit Berisha. 

Elfsborgu ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Hackeni është në vendin e dhjetë me 22 pikë.