Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Blick”. Një pjesë e pyetjeve ishin për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.
Yakin javën tjetër e shpall listën për Botërorin në SHBA, Kanada e Meksikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhaka do ta udhëheqë Zvicrën në ngjarjen më të madhe sportive.
Yakin është pyetur për kalimin e Xhakës te Sunderlandi dhe zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tij prej lideri.
“Ai është lider i lindur. Roli i kapitenit dhe liderit e përmbushë atë jashtëzakonisht shumë. Nuk është presion shtesë për të. Përkundrazi, nxjerr më të mirën prej tij në fushën e lojës”, ka thënë Murat Yakin.
Ai ka treguar se diskutoi me Xhakën një vit më parë lidhur me të ardhmen. Yakin ka thënë se Xhaka i kishte edhe disa oferta “ekzotike”.
“Në atë kohë mendova thjesht se Graniti është ende shumë i mirë që mos të luajë në nivelin më të lartë. Do të ishte mëkat nëse nuk do të luante në nivelin më të lartë. Sunderlandi më befasoi edhe mua, por në të njëjtën kohë ka shumë kuptim”.
Kalimin të Xhakës te ky klub, Yakini e kupton plotësisht.
“Kalimi te Sunderlandi është tipik për Granitin. Duke kërkuar sfidën më të madhe të mundshme, duke e zotëruar atë dhe duke fituar përvojë tjetër të vlefshme. Kur ai të fillojë punën si trajner, këto situata do ta ndihmojnë. Dhe ai e di shumë mirë këtë”.
Në fund Yakin është pyetur nëse Xhaka do të luajë për Zvicrën edhe pas Botërorit.
“Unë besoj se ai do të qëndrojë me ekipin përfaqësues edhe pas Kupës së Botës”, ka thënë Murat Yakin.