Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vëllai i Kvaratskhelias po ushtron me Bayernin

tornike

Bayern Muncheni po e teston një lojtar me mbiemër shumë të njohur – Tornike Kvaratskhelian. Këtë e konfirmoi drejtori sportiv, Christoph Freund, të premten në konferencë për shtyp.

Tornike është 16-vjeçar dhe është vëllai i Khvicha Kvaratskhelias, yllit të PSG-së që shkëlqeu ndaj Bayernit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Mund të konfirmoj që djaloshi është këtu, vëllai i tij”, ka thënë Freund. 

Tornike Kvaratskhelia tashmë është paraqitur në një miqësore me Bayernin.

“Ai është ende i ri, ka talent. Do të ishte e ekzagjeruar të thuhet që është i mirë si vëllai, që është i jashtëzakonshëm, lojtar i nivelit më të lartë botëror”.

Tornike është i lindur në Tbilisi të Gjeorgjisë dhe si Kvara luan në krahun e majtë. Është pjesë e ekipit të dytë të Dinamo Tbilisit. Luan për U16 dhe U17 të Gjeorgjisë.