Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tornike si vëllai i madh, shkëlqen në debutim

Tornike Kvaratskhelia

Gjeorgjiani Tornike Kvaratskhelia, vëllai i vogël i yllit të Paris Saint-Germainit, Khvichas, ka shkëlqyer në debutim për Dinamo Tbilisin, në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës. 

Tbilisi mposhti Zhalgirisin me rezultatin 3:0, ndërsa Tornike shkëlqeu. 

Ai ka luajtur stil të ngjashëm të vëllait, me depërtime nga krahu i majtë, dhe ishte thuajse i pagabueshëm. 

Tornike është vetëm 16-vjeçar ndërsa është në sytë e Bayern Munichut. Ai ishte në prova te bavarezët dhe i ka kryer me sukses ato. Pasi Gjeorgjia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Tornike nuk mund të transferohet te Bayern Munichu para moshës 18-vjeçare.