Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kvaratskhelia zgjidhet lojtari më i mirë i Championsit

Khvicha Kvaratskhelia

Gjeorgjiani i Paris Saint-Germainit, Khvicha Kvaratskhelia, është zgjedhur lojtari më i mirë i këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. 

Kvaratskhelia e fitoi çmimin pasi pati rol shumë të rëndësishëm në triumfin e PSG-së. 

PSG-ja e fitoi Championsin të shtunën në “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë 4:3, pas ekzekutimit të penalltive. Loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1:1. 

Madje në golin e barazimit nga Ousmane Dembele në pjesën e dytë, penalltinë e fitoi pikërisht sulmuesi i krahut, Kvaratskhelia, kur u ndal nga Cristhian Mosquera. 

Kvaratskhelia i pati 16 paraqitje dhe 1141 minuta gjithsej. I realizoi 10 gola, ndërsa kontribuoi me gjashtë asistime. 

Në total, distanca e mbuluar në fushë nga ai ka qenë 124.17km. Shpejtësia maksimale e arritur nga ai ka qenë 33.7km/h.

Edhe Kvaratskhelia: Mund të fitojmë sërish Futboll 1 muaj më parë Kvaratskhelia: Mund të fitojmë sërish

Paraqitja më e mirë e Kvaratskhelias, sipas UEFA-s, ka qenë në gjysmëfinalen që përfundoi 5:4 në të mirë të PSG-së ndaj Bayern Munichut. 

Ai i realizoi dy gola shumë të bukur.