Skuadra e Stuttgartit dhe mesfushori Luan Simnica e kanë shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra gjermane të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSimnica kishte kontratë deri në verën e vitit 2025.
“Luan Simnica kaloi te Stuttgarti për edicionin 2023/2024 dhe luajti rol vendimtar në inkuadrimin e skuadrës U21 nga Regionalliga në kategorinë e tretë të futbollit gjerman. Futbollisti i Kosovës U21 po ashtu ishte prej lojtarëve më të mirë në edicionin aktual dhe zhvilloi 14 ndeshje”, ka shkruar Stuttgarti.
Simnica me të rinjtë e Stuttgartit e ka një gol të shënuar.
“Dua ta falënderoj Stuttgartin për besimin që e kanë pasur ndaj meje dhe për mundësinë që ma dhanë për t’iu bashkuar të rriturve nga grupmosha U19. Do të largohem nga Stuttgarti me kujtime e ndjenja të mira”, ka deklaruar për faqen zyrtare mesfushori Simnica.