Dy lojtarët e grupmoshave të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Eliot Bujupi dhe Luan Simnica, ia kanë siguruar një pikë Stuttgartit II, në kategorinë e tretë të futbollit gjerman.
Në ndeshjen e xhiros së 19-të, Stuttgarti II barazoi në udhëtim tek Esseni, 2:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo18-vjeçari Bujupi, që e ka një ndeshje me Kosovën A dhe tetë me Kosovën U19, realizoi për 1:1, në minutën e 74-t. Ai realizoi me goditje të saktë nga zona. Për të ishte goli i dytë në katër ndeshje me Stuttgartin II.
Ndërkohë, mesfushori defensiv, 20-vjeçari Simnica, golit të parë të edicionit në 14 ndeshje, iu gëzua në minutën e 81-të me kokë nga afërsia. Dion Berisha ishte në bankën rezervë tek Esseni.
Stuttgarti II i ka 20 pikë në 19 ndeshje të luajtura dhe po lufton për mbijetesë.