Skuadra e Tottenham Hotspurit është pa fitore në katër ndeshjet e fundit.
Tottenhami në dy ndeshjet e fundit në Premier League ka pësuar disfatë nga Bournemouthi dhe Chelsea.
Kapiteni i Tottenhamit, Heung-min Son, në një intervistë për “Sky Sports”, ka deklaruar se futbollistët duhet që të rrisin nivelin e paraqitjes së tyre.
Heung-min Son ndër të tjera ka theksuar se në këto momente të vështira është shumë e rëndësishme të kenë mbështetje të madhe nga tifozët.
“Ne duhet të qëndrojmë së bashku në momente kaq të vështira, është shumë e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për mbështetje të madhe nga tifozët. Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur në mënyrë të mahnitshme, por mendoj se është koha që lojtarët gjithashtu të rrisin nivelin e paraqitjes së tyre”, ka thënë Son.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ange Postecoglou, pas 15 ndeshjeve të luajtura këtë edicion, ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të.
Të enjten Tottenhami luan si mysafir ndaj Rangersit në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Evropës.