Futboll

Soni synon Ligën e Evropës

Son Heung-min

Kapiteni i Tottenhamit, Heung-min Son , shpreson që skuadra e tij ta fitojë Ligën e Evropës.

Son ka theksuar të shtunën se dita e finales së Ligës së Evropës do të jetë dita më e rëndësishme e jetës së tij.

Tottenhami të mërkurën e ardhshme nga ora 21:00 do të luaj me Manchester Unitedin në finale.

Edhe vet Soni e ka pranuar se Tottenhami ka dëshpëruar shumë këtë edicion në Premier League.

Një xhiro para fundit, Tottenhami ka 38 pikë dhe renditet në pozitën e 17-të.

Tottenhami të premten mbrëma u mposht nga Aston Villa me rezultatin 2:0.

“Është një rezultat shumë zhgënjyes dhe një edicion shumë i dobët. Por në fund të ditës, ne mund të fitojmë një trofe, kjo është ajo që të gjithë po kërkojmë. E mërkura do të jetë dita më e madhe e jetës sime. Do të jetë fantastike. Do të jemi të emocionuar dhe shpresoj se mund të bëjmë histori”, ka thënë Son.