Manchester Unitedi dhe Tottenhami do të takohen në finalen e Ligës së Evropës më 21 maj dhe e synojnë shpëtimin e sezonit.
Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim e eliminoi Athletic Bilbaon me rezultatin e përgjithshëm 7:1 në gjysmëfinale, ndërsa Spursi ishte më i suksesshëm se ekipi norvegjez Bodo/Glimt, pas fitores 5:1 me rezultat nga të dyja ndeshjet.
Unitedi e synon trofeun e dytë të Ligës së Evropës brenda tetë vjetësh, kurse Tottenhami kërkon ta ndalë pritjen 41-vjeçare për një sukses evropian.
Është hera e gjashtë që dy skuadra angleze ballafaqohen në një kupë evropiane në finale. Në tri prej tyre është i përfshirë Tottenhami.
Kjo finale është edhe konfirmim që në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, gjashtë skuadra do të jenë nga Anglia.
Edhe
BBC shkruan për finalen e ekipeve me formën më të dobët
Nëse merren për bazë statistikat, Tottenhami është favorit pasi ka fituar tri herë ndaj Unitedit në këtë sezon.
Spursi fitoi 3:0 në “Old Trafford” dhe 1:0 në shtëpi në Premier League. Me rezultatin 4:3, Spursi fitoi në Kupën e Ligës.
Unitedi ishte fitues i Ligës së Evropës në edicionin 2016-17 me Jose Mourinhon trajner.
Në finalen e vitit 2021 po në këtë garë, Unitedi u mposht në penallti 11:10 nga Villarreali. David de Gea e kishte humbur penalltinë për skuadrën që drejtohej nga Ole Gunnar Solskjaer.
Edhe
Tottenhami, fitues i Ligës së Evropës
Unitedi dhe Tottenhami kanë pasur edicion të vështirë në Premier League. Unitedi është i 15-ti, ndërsa Tottenhami i 16-ti.
Por, triumfi në Ligën e Evropës vlerësohet shpëtim i sezonit.