Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami, fitues i Ligës së Evropës

Tottenham

Foto: Associated Press

(E përditësuar 23:00) - Tottenhami është fitues i Ligës së Evropës për këtë edicion, pasi në finale e mposhti skuadrën tjetër angelze, Manchester United. 

Tottenhami të mërkurën mbrëma në stadiumin e Athletic Bilbaos “San Mames” në Spanjë, fitoi me rezultatin 1:0. 

Trofeun e parë evropian pas 41 vjetësh, Tottenhami e fitoi falë golit të realizuar nga sulmuesi 23-vjeçar, Brennan Johnson. 

Uellsiani realizoi në minutën e 42-të, pas topit që u kthye në zonë nga mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw. Për Johnsonin ishte goli i pestë i shënuar në Ligën e Evropës në këtë edicion. 

Kupën e UEFA-s, që tani quhet Liga e Evropës, Tottenhami për herë të fundit e kishte fituar në edicionin 1983-84. Fitues ishte edhe në edicionin 1971-72. 

Edhe Fitore e madhe e Tottenhamit ndaj Cityt Futboll Fitore e madhe e Tottenhamit ndaj Cityt

Skuadra londineze në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve, si fitues i kupës së dytë më të rëndësishme për klube, nga garat që i organizon UEFA. 

Londinezët e mbyllin me sukses sezonin pas trofeut të fituar. Në ligë, Tottenhami është i 17-ti me 38 pikë, një më pak se Manchester Unitedi që zë vendin e 16-të, një xhiro para fundit në Premier League. 

“Djajtë e kuq” do të mungojnë në kupat evropiane në edicionin e ardhshëm. 

Manchester Unitedi trofeun e fundit evropian e fituan në edicionin 2016-17. 

Jose Mourinho ishte trajner i skuadrës kur Unitedi e fitoi Ligën e Evropës.


Tottenhami në epërsi

Edhe Spektakël anglez në finale të Ligës së Evropës Futboll Spektakël anglez në finale të Ligës së Evropës

Tottenhami ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli ndaj Manchester Unitedit. 

Uellsiani Brennan Johnson realizoi për 1:0 në minutën e 42-të. 

Finalja është duke u luajtur në stadiumin “San Mames”, që është stadiumi i Athletic Bilbaos.


Publikohen formacionet zyrtare të finales së Ligës së Evropës

Formacioni i Tottenhamit: 

Vicario, Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Udogie, Sarr, Bissouma, Bentancur, Johnson Solanke, Richarlison

Edhe Takimi i dy skuadrave në finale për shpëtimin e sezonit Futboll Takimi i dy skuadrave në finale për shpëtimin e sezonit

Formacioni i Manchester Unitedit: 

Onana, Yoro, Maguire, Shaë, Mazraoui, Casemiro, Fernandes, Dorgu, Mount, Hojlund, Diallo