Futboll

Shqipërisë i mungon tjetër mbrojtës i rëndësishëm

Arlind Ajeti

Arlind Ajeti

Arlind Ajeti nuk do të luajë sonte për Shqipërinë ndaj Letonisë. Ai është i lënduar. Ajeti startoi përkrah Berat Gjimshitit në mbrojtje në ndeshjen ndaj Serbisë.

Gjimshiti mungon për shkak të kartonëve.

"Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Letonisë, për shkak të një dëmtimi. Ditën e djeshme ai u stërvit veçmas dhe ka qenë nën monitorimin e mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve, Ajeti nuk është rikuperuar dot në kohë", ka njoftuar FSHF-ja.