Kombëtarja e Shqipërisë do të paraqitet pa kapitenin Berat Gjimshiti në ndeshjen kundër Letonisë. Federata Shqiptare e Futbollit të dielën ka njoftuar se Gjimshiti është i suspenduar. Shqipëria e luan të martën në udhëtim ndeshjen ndaj Letonisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqipëria të shtunë në Tiranë luajti baras pa gola ndaj Serbisë.
Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë, të dielën kanë zhvilluar stërvitje të plotë.