Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Shqipëria kërkojnë fitore ndaj Bjellorusisë

Shqiperia

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se “kuqezinjtë” do të japin maksimumin në ndeshjen e Ligës së Kombeve, duke theksuar se objektivi është përfundimi në vendin e parë në grup.

Në konferencën e mbajtur për media, Gjimshiti, deklaroi se skuadra do të qëndrojë e bashkuar pavarësisht rezultatit.

Shqipëria të shtunën nga ora 20:45 në “Air Albania” në Tiranë përballet me Bjellorusinë. Shqipëria garon në Ligën C, ndërsa është në grupin e parë.

“Premtimi, si gjithmonë, do japim maksimumin në fushë. Do të jemi të gjithë bashkë, si në fitore, ashtu edhe në humbje. Duam vendin e parë në këtë grup për të pasur një mundësi për të kaluar për herë të tretë në Evropian. Ky është synimi i të gjithëve”, u shpreh Gjimshitit. 

Ndërkohë, selektori i Shqipërisë, Rolando Maran, ka kërkuar nga futbollistët përqendrim gjatë gjithë ndeshjes.

“Qëllimi ynë është të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe të mos humbim ekuilibrin. Nga ndeshjet e muajit qershor kemi marrë disa mësime sa i përket mënyrës si kemi reaguar kur kemi humbur topin. Rezultati jo gjithmonë përcaktohet nga detaje të tilla, por fokusi është të bëjmë ndeshjen më të mirë nesër. Sigurisht që gjatë një ndeshjeje do të ketë vështirësi, por duhet të jemi të fortë”, u shpreh italiani Maran.