Xherdan Shaqiri ka shmangur turpërimin e Baselit në garën për Kupën e Zvicrës në futboll.
Në kuadër të raundit të dytë, Baseli të dielën ishte mysafir i skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, Stade Nyonnais.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Baseli pati shumë telashe. Fitoren 1:0 e shënoi vetëm pas vazhdimeve, ndërsa Shaqiri golin e fitores e realizoi në minutën e fundit të vazhdimit të dytë. Ai konkretizoi penallti të cilën e siguroi vet. Më pas kishte penallti për Nyonnais, por portieri i Baselit intervenoi me sukses.
Shaqiri u aktivizua në minutën e 79-të.
Leon Avdullahu, Albian Ajeti e Benjamin Kololli startuan te Baseli.
Për Shaqirin ishte goli i parë pas kthimit te Baseli.