Futboll

Shaqiri ndihmon Baselin të kthehet te fitorja

Xherdan Shaqiri

Pas disfatës që e pësoi në xhiron e parë nga St. Galleni, Baseli e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Superligën e Zvicrës në futboll. 

Xherdan Shaqiri asistoi të shtunën mbrëma në fitoren e Baselit. 

Baseli në kuadër të xhiros së dytë e mposhti në shtëpi Grasshoppersin me rezultatin 2:1. 

Shaqiri asistoi te goli i fitores për 2:1 të cilin e realizoi Philip Otele në minutën e 75-të. Kapiteni i Baselit e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.  Albian Ajeti luajti deri në minutën e 75-të. 

Te Grasshoppersi për shkak të lëndimeve munguan Amir Abrashi dhe Leart Kabashi. 

Shaqiri 33-vjeçar para fillimit të ndeshjes e pranoi çmimin e golashënuesit më të mirë të edicionit të kaluar.