Xherdan Shaqiri ka dhuruar një asistim në ndeshjen dramatike që u zhvillua ndërmjet Grasshoppersit dhe Baselit.
Gjyqtari kryesor, Luca Piccolo, ndau plotë tre karton të kuq në ndeshjen që përfundoi baras 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ballafaqim ishte i vlefshëm për xhiron e 14-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Shaqiri që është edhe kapiten e Baselit asistoi te goli i barazimit që e realizoi Benie Traore në minutën e 33-të. Ai u zëvendësua në minutën e 67-të, kurse bashkëlojtari i tij, Albian Ajeti, në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.
Te Grasshoppersi u përjashtuan dy lojtarë pasi u ndëshkuan me dy karton të verdhë. Për të njëjtën arsye edhe te Baseli u përjashtua një futbollist.
Samuel Krasniqi te Grasshoppersi në lojë hyri në minutën e 62-të, kurse në stol ishte Leart Kabashi.
34-vjeçari Shaqiri këtë edicion në 22 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me dhjetë gola dhe dhjetë asistime.