Xherdan Shaqiri e ka regjistruar edhe asistimin e 14-të krahas dhjetë golave të shënuar në Superligën e Zvicrës. Dy gola e një asistim, 33-vjeçari i ka në Kupën e Zvicrës.
Shaqiri të enjten mbrëma asistoi në golin për 1:0 të shënuar në minutën e 16-të nga Dominik Schmid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaseli në shtëpi e fitoi 2:1 ndeshjen e xhiros së 30-të të elitës helvetike ndaj Grasshopperit.
Shaqiri e kompletoi ndeshjen bashkë me Leon Avdullahun në mesfushë, kurse Albian Ajeti luajti deri në minutën e 74-t.
Amir Abrashi ishte në bankën rezervë te Grasshopperi.
Me këtë fitore, Baseli kthehet në vendin e parë me 52 pikë, një më shumë se Servette që është në vendin e dytë.