Xherdan Shaqiri e ka pranuar me vështirësi barazimin 1:1 të Baselit me St. Gallenin. Në ndeshjen e së dielës kishte gola të anuluar, kartonë të kuq dhe faulë të ashpër. Sipas yllit të Baselit, ekipi i arbitrave, i drejtuar nga Lionel Tschudi, nuk e kreu punën mirë.
“Është e pabesueshme çfarë vendimi mori arbitri. Goli është dashur të pranohej”, ka thënë Shaqiri, shkruan “20min.ch”.
Ai i është referuar golit të anuluar të Anton Kades. Goli nuk u pranua pasi Benie Traore goditi fuqishëm Jordi Quintillan, pak para barazimit. Lojtari i Baselit u ndëshkua me karton të kuq për atë ndërhyrje, pas rishikimit të VAR-it.
Shaqiri, që ishte prej lojtarëve më aktivë në fushë, ka vazhduar me kritika.
“Një natë më parë pamë vendim shumë të gabuar në ndeshjen Luzern – Lugano, kur gjyqtari dha penallti ndonëse ndërhyrja ndodhi jashtë zonës së rrezikshme”.
Edhe
Largimi i Shaqirit nga loja i kushtoi Baselit
Sipas Shaqirit, “në Zvicër duhet të mendojmë nëse vërtet i kemi referët më të mirë. Duhet të zhvillohemi tutje në këtë aspekt. Thjesht janë marrë shumë vendime të gabuara, ndonëse e kemi VAR-in”.
Ai i është kthyer golit të Kades, duke thënë se është dashur të pranohej.
“Është e qartë që Traore preku topin i pari. Ai rrëshqiti, por shkoi në drejtim të topit. Kundërshtari ishte shumë vonë. Është plotësisht e natyrshme që ai më pas goditi kundërshtarin. Për mua ishte vendim i gabuar”, ka thënë Shaqiri.
Por eksperti i referimit në Zvicër, Stephen Klossner, ka thënë se Tschudi vendosi drejt.
“Është skena më e vështirë për VAR-in dhe referin. Traore kërceu lart dhe duke rrezikuar shumë e goditi topin dhe Quintillan. Për fat unë nuk është dashur ta merrja atë vendim”, ka thënë Klossner.
Admir Mehmedi, ish-lojtari tjetër i Zvicrës, në një mënyrë është pajtuar me Shaqirin.
“Në aspekti i futbollit nuk është karton i kuq as për mua. Por, sipas rregullave, është. Mund të diskutojmë këtë për kohë të gjatë”, ka thënë Mehmedi.
Edhe
Shaqiri përplaset me tifozin e Baselit pas eliminimit nga Kupa e Zvicrës
Baseli lëshoi pikë të rëndësishme, por vazhdon garën interesante për titull të kampionit në Zvicër.
VIDEO: Rastet nga ndeshja