Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edhe sa penallti mund t’i humbë Xherdan Shaqiri?

Xherdan Shaqiri

Nuk ka kaluar shumë kohë prejse në futbollin zviceran u festua për golin me “Panenka” të Xherdan Shaqirit nga pika e bardhë. Më 6 nëntor, ai shënoi golin e parë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër FCSB-së. Baseli fitoi 3:1 dhe çdo gjë ishte në rregull te kjo skuadër falë Shaqirit.

Tri ditë më pas, Shaqiri e mori sërish topin pasi arbitri tregoi në pikën e bardhë. Por në vend që ta kalonte Baselin në epërsi ndaj Luganos, Shaqiri dështoi nga pika e bardhë. Në fakt portieri i Luganos, Amir Shaipi bëri pritje brilante. Dhe në fund Lugano fitoi 1:0.

Të dielën ndaj St. Gallenit, Baseli fitoi tjetër penallti. Shaqiri u shfaq dhe mori përgjegjësinë sërish. Dhe dështoi sërish. Ndeshja përfundoi 0:0.

Fat i keq? Ndoshta. Apo ndoshta jo.

Qëkur është kthyer te Baseli, Shaqiri ka konkretizuar dhjetë penallti. Por po ashtu ka dështuar në pesë goditje nga pika e bardhë. Nuk është bilanc ëndrrash. A po e shqyrton trajneri Ludovic Magnin që ta ndërrojë lojtarin që i gjuan penalltitë?

I pyetur për këtë në konferencë për shtyp pas ndeshjes me St. Gallenin, trajneri i Baselit ka thënë: “Është natyrisht për keqardhje që Shaqiri humbi dy penallti kur rezultati ishte 0:0. Do të shohim çka do të ndodhë herën tjetër. Kemi disa emra të tjerë në listën tonë”.

Ndaj St. Gallenit, Benie Traore do të ishte i dyti në listë, sipas trajnerit Magnin.

Edhe Tri penallti të humbura rresht, legjenda zvicerane thotë se Shaqiri nuk duhet t’i gjuajë ato Futboll Tri penallti të humbura rresht, legjenda zvicerane thotë se Shaqiri nuk duhet t’i gjuajë ato

Por ai mundohet të minimizojë situatën duke thënë që edhe lojtarët më të mirë në botë kanë humbur penallti.

“Është e sigurt që Shaqirit nuk i duhet ndonjë ndihmë”.

Sa më shumë kohë që kalon, aq më shumë ndihmë i duhet vetë trajnerit. Sidomos në kuptimin e pikëve. Magnin është i vetëdijshëm për këtë.