Lindon Selahi luajti deri në minutën e 89-të për Rijekën të enjten mbrëma, në një tjetër sukses të skuadrës së tij.
Mesfushori që vlerësohet i rëndësishëm, me Rijekën pas titullit në elitën kroate, e fitoi edhe Kupën e Kroacisë.
Rijeka e mposhti Slaven Belupon në ndeshjen kthyese 1:0.
Ndeshja e parë ishte mbyllur baras, 1:1.
Për Rijekën ishte trofeu i shtatë i Kupës në histori, ndërsa dy herë është kampion i Kroacisë.
Nais Djouahra e shënoi golin e fitores në minutën e 60-të.