Futboll

Selahi largohet nga Rijeka si fitues i madh

Lindon Selahi

Lindon Selahi nuk ka mundur të ketë largim më të mirë nga Rijeka. 

Mesfushori shqiptar, i cili u transferua te klubi i Kroacisë në vitin 2021 nga Twente si futbollist i lirë, do të largohet me dy trofe të fituar. 

Selahi me Rijekën e fitoi kampionatin kroat javën e kaluar, ndërsa të enjten mbrëma e fitoi edhe Kupën e Kroacisë. Rijeka siguroi Kupën me fitoren 1:0 ndaj Slaven Belupos në finale. 

Ai nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës me klubin e njohur kroat. 

Selahi pas triumfit në Kupë postoi fotografi me dy trofetë e fituar. 

Tifozët kanë kërkuar qëndrimin e tij, por Selahi do të largohet pas 153 ndeshjeve të luajtura. 

Selahi u vlerësua si njëri prej futbollistëve më të mirë në Kroaci. 

Ai i pati nëntë gola e katër asistime në këtë edicion. 

Në finalen e Kupës pati thirrje të shumta për të. 

Ende nuk dihet se ku do të transferohet në verë, por ka raportime se Hajduku i Splitit ka shprehur interesim.

26-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Standard Liege e Willem II. Për një kohë ishte edhe pjesë e të rinjve të Anderlechtit. 

Ka disa paraqitje për Shqipërinë.