Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selahi drejt Anderlechtit

Lindon Selahi

Mesfushorit 26-vjeçar, Lindon Selahi i përfundon këtë muaj kontrata me Rijekën. Në klubin kroat Selahi ka shkëlqyer, ndërsa ka fituar titullin e kampionit dhe kupën.

Rijeka ka bërë përpjëkje për të mbajtur futbollistin shqiptar, por Selahi ka plane të tjera. Të martën është raportuar që për Selahin po shfaq interesim gjiganti belg, Anderlecht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajner i Anderlechtit është Besnik Hasi. Selahi është i lindur në Belgjikë, ndërsa në të kaluarën është zhvilluar te Anderlechti dhe disa skuadra të tjera. Te Rijeka është prej vitit 2021.

Selahi i ka katër paraqitje me Shqipërinë, por nuk ka qenë asnjëherë në planet e selektorit aktual, Sylvinhos.