Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selahi kërkohet nga Venezia, Rijeka e kushtëzon

Lindon Selah

Dy ditë më parë, drejtori sportiv i Rijekës, Darko Raiq-Sudar, bëri të ditur se negociatat me Lindon Selahin për kontratën e re nuk kanë nisur, por tani situata ka ndryshuar. 

25-vjeçari Selahi ka kontratë me Rijekën deri në fundin e këtij edicioni dhe në verë mund të largohet si futbollist i lirë. 

Rijeka nuk dëshiron që kjo të ndodhë dhe i ka ofruar atij kontratë të re. 

Nëse nuk e nënshkruan, Selahi nuk do të ketë minutazhë të madhe në pjesën e dytë të sezonit. 

Ka pasur disa skuadra të interesuara për shërbimet e mesfushorit. 

Edhe Nuk e pranoi ofertën e Hajdukut, por sa do të fitojë Selahi te Widzew Lodzi? Futboll Nuk e pranoi ofertën e Hajdukut, por sa do të fitojë Selahi te Widzew Lodzi?

Nëse largohet në këtë afat kalimtar, për të mund të shpenzohen një milion euro. 

“Novi list” ka shkruar të shtunën se skuadra italiane e Serie A, Venezia, dhe disa klube të kategorisë së dytë të futbollit anglez, dëshirojnë ta kenë në skuadër. 

Selahi është zhvilluar si futbollist te të rinjtë e Anderlechtit e Standard Lieges. 

Më pas karrierë ka bërë edhe te Twente e Willem II në Holandë. 

Nga Tëente në korrik të vitit 2021 u transferua te Rijeka. 

Edhe Selahi drejt Anderlechtit Futboll Selahi drejt Anderlechtit

Rijeka dhe Hajduku i Splitit pas 18 ndeshjeve të këtij edicioni, prijnë në tabelë me nga 36 pikë dhe janë në garë të fortë për titull. 

Kontribut ka dhënë edhe Selahi, i cili në 13 ndeshje në kampionat, e ka një gol të shënuar.