---
description: Dy ditë më parë, drejtori sportiv i Rijekës, Darko Raiq-Sudar, bëri të ditur se negociatat me Lindon Selahin për kontratën e re nuk kanë nisur, por tani situata
title: Selahi kërkohet nga Venezia, Rijeka e kushtëzon
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/04/8221e06d-3260-465c-a40a-684d4166d2c7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Selahi kërkohet nga Venezia, Rijeka e kushtëzon

![Lindon Selah](https://resources.koha.net/images/2025/January/04/8221e06d-3260-465c-a40a-684d4166d2c7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 4 janar 2025 17:01
- Shpërndaje në:

- 4 janar 2025 17:01
- Shpërndaje në:

Dy ditë më parë, drejtori sportiv i Rijekës, Darko Raiq-Sudar, bëri të ditur se negociatat me Lindon Selahin për kontratën e re nuk kanë nisur, por tani situata ka ndryshuar. 

25-vjeçari Selahi ka kontratë me Rijekën deri në fundin e këtij edicioni dhe në verë mund të largohet si futbollist i lirë. 

Rijeka nuk dëshiron që kjo të ndodhë dhe i ka ofruar atij kontratë të re. 

Nëse nuk e nënshkruan, Selahi nuk do të ketë minutazhë të madhe në pjesën e dytë të sezonit. 

Ka pasur disa skuadra të interesuara për shërbimet e mesfushorit. 

[Edhe ![Nuk e pranoi ofertën e Hajdukut, por sa do të fitojë Selahi te Widzew Lodzi?](https://resources.koha.net/images/2025/June/28/497405e7-f501-4662-917d-75fe78169e24.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 28 qer 2025 Nuk e pranoi ofertën e Hajdukut, por sa do të fitojë Selahi te Widzew Lodzi?](https://www.koha.net/futboll/nuk-e-pranoi-oferten-e-hajdukut-por-sa-do-te-fitoje-selahi-te-widzew-lodzi)

Nëse largohet në këtë afat kalimtar, për të mund të shpenzohen një milion euro. 

“Novi list” ka shkruar të shtunën se skuadra italiane e Serie A, Venezia, dhe disa klube të kategorisë së dytë të futbollit anglez, dëshirojnë ta kenë në skuadër. 

Selahi është zhvilluar si futbollist te të rinjtë e Anderlechtit e Standard Lieges. 

Më pas karrierë ka bërë edhe te Twente e Willem II në Holandë. 

Nga Tëente në korrik të vitit 2021 u transferua te Rijeka. 

[Edhe ![Selahi drejt Anderlechtit](https://resources.koha.net/images/2025/June/17/242a3f93-c3ba-41f1-950c-e196b11b5cb1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 17 qer 2025 Selahi drejt Anderlechtit](https://www.koha.net/futboll/selahi-drejt-anderlechtit)

Rijeka dhe Hajduku i Splitit pas 18 ndeshjeve të këtij edicioni, prijnë në tabelë me nga 36 pikë dhe janë në garë të fortë për titull. 

Kontribut ka dhënë edhe Selahi, i cili në 13 ndeshje në kampionat, e ka një gol të shënuar.

[#Lindon Selahi](https://www.koha.net/tag/lindon-selahi) [#Rijeka](https://www.koha.net/tag/rijeka) [#Venezia](https://www.koha.net/tag/venezia)

Artikuj të ngjashëm

- [![Selahi largohet nga Rijeka si fitues i madh](https://resources.koha.net/images/2025/May/30/08c63efb-fc43-40a8-892a-8ae101f3960c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 30 maj 2025 Selahi largohet nga Rijeka si fitues i madh](https://www.koha.net/futboll/selahi-largohet-nga-rijeka-si-fitues-i-madh)
- [![“Dorëzohet” Selahi, vazhdon kontratën me Rijekën](https://resources.koha.net/images/2024/January/22/selahi-sp1705941161.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 22 jan 2024 “Dorëzohet” Selahi, vazhdon kontratën me Rijekën](https://www.koha.net/sport/dorezohet-selahi-vazhdon-kontraten-me-rijeken)
- [![Selahi mund të kthehet te Standardi belg](https://resources.koha.net/images/2024/January/09/selahi1704820962.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 9 jan 2024 Selahi mund të kthehet te Standardi belg](https://www.koha.net/sport/selahi-mund-te-kthehet-te-standardi-belg)

[Shtojca për Kulturë.]() [Epika si strukturë vizuale dhe semantike në veprën piktorike të Gani Sadikut](https://www.koha.net/shtojca-kulture/epika-si-strukture-vizuale-dhe-semantike-ne-vepren-piktorike-te-gani-sadikut)

[Futboll.]() [Enis Rexhepi në Prishtinë: Për Kosovën vendosa me zemër](https://www.koha.net/futboll/enis-rexhepi-ne-prishtine-per-kosoven-vendosa-me-zemer)

[Arbëri.]() [Ramajli për 2 Korrikun: Kuvendin e Kosovës e kishin rrethuar policë të armatosur, na i morën kompetencat](https://www.koha.net/arberi/ramajli-per-2-korrikun-kuvendin-e-kosoves-e-kishin-rrethuar-police-te-armatosur-na-i-moren-kompetencat)

[Futboll.]() [Zeneli shkëlqen para grumbullimit me Suedinë](https://www.koha.net/futboll/zeneli-shkelqen-para-grumbullimit-me-suedine)

[Arbëri.]() [Surroi: Deklarata e 2 Korrikut nuk ishte iniciativë e udhëheqjes politike, por e vetë delegatëve](https://www.koha.net/arberi/surroi-deklarata-e-2-korrikut-nuk-ishte-iniciative-e-udheheqjes-politike-por-e-vete-delegateve)

[Arbëri.]() [Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën](https://www.koha.net/arberi/ramajli-rrefen-takimin-me-millosheviqin-me-tha-se-kush-e-kalon-murin-e-serbise-do-ta-demtoje-koken)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Selahi kërkohet nga Venezia, Rijeka e kushtëzon","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/selahi-kerkohet-nga-venezia-rijeka-e-kushtezon","datePublished":"2025-01-04T17:01:47+01:00","dateModified":"2026-07-11T06:00:07+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":239,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Dy ditë më parë, drejtori sportiv i Rijekës, Darko Raiq-Sudar, bëri të ditur se negociatat me Lindon Selahin për kontratën e re nuk kanë nisur, por tani situata","url":"https://www.koha.net/futboll/selahi-kerkohet-nga-venezia-rijeka-e-kushtezon","keywords":"Lindon Selahi, Rijeka, Venezia","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/04/8221e06d-3260-465c-a40a-684d4166d2c7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
