Trajneri Besnik Hasi është përshëndetur të hënën në mëngjes me lojtarët e Anderlechtit.
Hasi të dielën pas humbjes nga Standard Liege u shkarkua nga posti i trajnerit të klubit mbretëror belg.
Trajneri kosovar të hënën ka vendosur të kthehet në ambientet e klubit për t’u përshëndetur me futbollistët.
Hasi ishte kthyer në krye të Anderlechtit vitin e kaluar. Tek Anderlechti si trajner punoi edhe nga viti 2014 deri në vitin 2016. Ai fitoi titullin me Anderlechtin në edicionin 2013/2014.