Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hasi mund të mbetet trajner i Anderlechtit

Besnik Hasi

Mundësia që Besnik Hasi të mbetet trajner i Anderlechtit po rritet çdo ditë e më shumë. Mediumet në Belgjikë kanë raportuar të mërkurën se Anderlechti ende nuk ka marrë vendim të prerë, por trajneri 53-vjeçar është favorit për ta drejtuar skuadrën edhe në edicionin e ardhshëm.

Anderlechti humbi në finale të Kupës së Belgjikës nga Club Brugge, ndërsa nuk pati rezultate pozitive as në kampionatin belg. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hasi u kthye tek Anderlechti në mars. Në edicionin 2013/2014 kishte fituar titullin e kampionit. Ai kishte punuar edhe si ndimëstrajner tek Anderlechti. Si ndihmëstrajner, titullin e fitoi në edicionet 2009/2010, 2011/2012 dhe 2012/2013.