Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hasi: Anderlechti është në rrugën e duhur

Besnik Hasi

Ndonëse Anderlechti të dielën mbrëma u mposht në finale të Kupës së Belgjikës nga Club Brugge, trajneri Besnik Hasi beson se skuadra është në rrugën e dukur. 

Hasi në një intervistë për “Het Nieuwsblad” deklaroi se në akademinë e Anderlechtit ka futbollistë shumë të talentuar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Unë mendoj se Anderlechti ka marrë rrugën e duhur. Skuadra duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Në muajin e fundit kam parë se ka ende shumë talente në akademi. Kjo është baza”, theksoi Hasi. 

53-vjeçari Hasi drejtimin e Anderlechtit e morri më 20 mars. Hasi me klubin belg ka kontratë deri në fund të edicionit. Ai e zëvendësoi David Hubertin i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. 
Deri më tani, Hasi e ka drejtuar Anderlechtin në tetë ndeshje. Ka tri fitore, një barazim dhe katër humbje. 

Hasi e ka drejtuar Anderlechtin edhe nga viti 2014 deri në vitin 2016.