Shkarkimi i trajnerit Thiago Motta në fund të edicionit, do t’i kushtonte Juventusit afro 20 milionë euro, ka raportuar “Tuttosport” të premten.
Ish-futbollisti që përfaqësoi Italinë nënshkroi kontratë trevjeçare në verën e vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori sportiv i skuadrës, Cristiano Giuntoli, ka thënë të enjten se Motta nuk rrezikon shkarkimin.
Trajneri Motta është nën presion të madh pasi ekipi i tij u eliminua nga Liga e Kampionëve javë më parë, ndërsa të mërkurën mbrëma u eliminua edhe nga Kupa e Italisë.
Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini janë trajnerët që janë përmendur si zëvendësues potencial të Mottas.