Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur të dielën pasdite në ndeshjen ndërmjet të grumoshave të reja. Në ndeshjen e grupmoshës U15 ndërmjet ekipeve Top Football dhe Ramiz Sadiku, që i takoi javës së 19-të të ligës U15 të Kosovës në futboll, pati rrahje.
Lojtarët e të dyja ekipeve janë përleshur gjatë ndeshjes, të cilën e fitoi Top Football me rezultat 3:0. Ndeshja u zhvillua në Mazkit, ku nikoqir ishte Top Football.
VIDEO:
KOHA ka siguruar videot e momentit të përleshjes së lojtarëve. Dëgjohen edhe zëra të disa prindërve që mbështesin rrahjen. Madje, dëgjohen duke bërë edhe nxitje për rrahje.
Dhunë në ndeshje të grupmoshat e reja, ka pasur edhe në të kaluarën.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhuna te kategoritë e reja - shqetësuese
-
Pezullohen juniorët e përfshirë në rrahje në Fushë-Kosovë
-
Kosova e përfundon me fitore të thellë paraqitjen në Botërorin dhe Festivalin U15
-
Kosova U15 mposhtet para syve të presidentit të FIFA-s
-
Tri fitore për Kosovën në fazën e parë të Botërorit dhe Festivalit U15