Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pezullohen juniorët e përfshirë në rrahje në Fushë-Kosovë

Rrahje te junioret Fushe-Kosova - Gjilani

Eldis Kolshi, Denis Mekolli, Arjanit Ajeti, Eduard Muqolli, Ardijan Berbatovci, Muhamed Simnica të Fushë Kosovës dhe Femi Kryeziu, Lerat Kërqeli dhe Elton Isufi janë pezulluar për përfshirje në përleshje në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së juniorëve Fushë Kosova – Gjilani. 

Ndeshjen që i takoi Superligës U19 të Kosovës në futboll e fitoi Gjilani 2:1. Por rezultati doli në plan të dytë për shkak të rrahjes që ndodhi në mes të lojtarëve të Fushë Kosovës dhe Gjilanit. Për dështim të organizimit të ndeshjes së kësaj grupmoshe, Komisioni Disiplinor i FFK-së, të enjten hapi procedurë disiplinore edhe ndaj ekipit të Fushës Kosovës. Sipas arsyetimit, në fushë ka pasur edhe hyrje të personave të paautorizuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KD e FFK-së ka marrë edhe disa vendime tjera.