Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pezullohen lojtarët që u përfshinë në përleshje në Deçan

Përleshja në Deçan

Lojtarët e Deçanit, Megzon Rogova, Beqir Tolaj, Donat Aliçkaj, Fatlum Dacaj si dhe ai i Prizrenit, Bill Willson, janë pezulluar për përfshirje në përleshje në ndeshjen Deçani – Prizreni. 

Dacaj është dënuar me dy ndeshje për goditje me shqelm nga prapa, ndërsa futbollistët tjerë të skuadrës së Deçanit dhe Prizrenit janë pezulluar deri në kompletimin e lëndës nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja e fundjavës, e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Dytë, është ndërprerë pak para fundit. 

Ka pasur përleshje mes lojtarëve në fushë e po ashtu sulm fizik ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas. 

Ka pasur edhe hedhje të mjeteve të forta, por edhe hyrje të personave të paautorizuar në fushë që kanë realizuar sulm fizik. 

Për dështim të organizimit të ndeshjes, KD i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj klubit Deçani. 

“Lëshim në organizim të ndeshjes së javës së dytë të Ligës së Dytë Deçani-Prizreni zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF Deçani”, shkruan në njoftimin e FFK-së.