Futboll

Policia për dhunën në ndeshjen Deçani – Prizreni: Jemi njoftuar me vonesë

Deçani - Prizreni

Dhuna e shfaqur në ndeshjen Deçani – Prizreni vlerësohet tjetër goditje e rëndë për futbollin kosovar. Ndeshja e fundjavës, e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Dytë, është ndërprerë pak para fundit. Ka pasur përleshje mes lojtarëve në fushë e po ashtu sulm fizik ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas. Ka pasur edhe hedhje të mjeteve të forta, por edhe hyrje të personave të paautorizuar në fushë që kanë realizuar sulm fizik.

Por nuk janë parë policë në tollovinë e krijuar, në bazë të pamjeve që i ka publikuar Prizreni.

VIDEO:

Në polici thonë se janë njoftuar me vonesë, pa sqaruar më shumë. Policia thotë se po merret me rastin.

“Është njoftuar Policia e Kosovës me vonesë, hetimet po kryhen, jemi në mbledhjen e provave. Janë shikuar edhe kamerat. Është njoftuar edhe prokurori, po merret me rastin”, ka thënë Fadil Gashi nga Policia e Kosovës në Pejë.

Për dhunën e shfaqur ka reaguar edhe FFK-ja.