Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

FFK-ja reagon për dhunën në Deçan

Deçani - Prizreni

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar të martën për dhunën e shfaqur në ndeshjen në Deçan. Skena të turpshme janë parë në takimin Deçani – Prizreni, që i takonte Ligës së Dytë.

“Federata e Futbollit të Kosovës reagon ashpër dhe dënon fuqishëm incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së javës së dytë në Ligën e Dytë, ndërmjet KF Deçani dhe KF Prizreni.

Sjelljet josportive që fillimisht u shfaqën në këtë takim nga disa lojtarë të KF Deçani, e më pas edhe nga një lojtar i klubit prizrenas (të cilët kryen veprime që bien ndesh me frymën e sportit), janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e futbollit.

Edhe më shqetësues ishte përshkallëzimi i situatës që pasoi, ku përleshja mes futbollistëve në fushë u përkeqësua me përfshirjen e personave civilë, të cilët sulmuan futbollistët e klubit prizrenas.

FFK-ja nuk do të tolerojë dhunën në futboll në asnjë formë dhe kërkon që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të japin përgjegjësi.

Njëkohësisht, FFK-ja kërkon nga komisionet e saj përkatëse që të ndërmarrin masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur rregullat e lojës dhe etikën sportive, konform rregulloreve në fuqi.

Edhe Dhuna në Deçan, tjetër goditje nga brenda për futbollin kosovar Futboll Dhuna në Deçan, tjetër goditje nga brenda për futbollin kosovar

FFK-ja është e përkushtuar për të promovuar një ambient të sigurt dhe të drejtë në futbollin kosovar, ku respektohen parimet e ‘fair-play’-t dhe respekti mes klubeve.

Incidentet e tilla nuk kanë vend në futbollin tonë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i parandaluar ato në të ardhmen”, shkruan në reagimin e FFK-së.

VIDEO: