Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve. Vendimi është marrë të enjten nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. Deçani dënohet për dhunën e shfaqur në ndeshjen në Deçan.
Ndeshja e 8 shtatorit e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit, nuk gjeti fundin. U ndërpre pak para fundit pas përleshjes mes lojtarëve në fushë e po ashtu sulmit fizik ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas. Ka pasur edhe hedhje të mjeteve të forta, por edhe hyrje të personave të paautorizuar në fushë që kanë realizuar sulm fizik.
“Sjelljet e tilla janë të papërshtatshme, të papranueshme dhe josportive. Kjo mund të shkaktojë dëme për imazh dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së”, shkruan në arsyetimin e FFK-së.
Lojtarët e përfshirë në përleshje, Donat Aliçkaj e Beqir Tolaj të Deçanit si dhe Bill Willson i Prizrenit janë dënuar me gjashtë ndeshje moslojë. Megzon Rogova i Deçanit u suspendua me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, të cilin e mori për shkak se kishte tërhequr për flokësh Willsonin e Prizrenit.
Merren vendime për dhunën e shfaqur në ndeshjen në Deçan