Skuadra e Rijekës është kthyer në pozitën e parë në kampionatin kroat të futbollit.
Rijeka të dielën e mposhti Goricën me rezultatin 2:1, në shtëpi. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 33-të.
Niko Jankoviq realizoi për 1:0 në minutën e nëntë. Për 2:0 realizoi Gabriel Rukavina në minutën e 30-të.
Tibor Haliloviq e realizoi golin e vetëm të Goricës në minutën e 82-të.
Te Rijeka deri në minutën e 73-të u paraqit Lindon Selahi, kurse Dominik Thaqi ishte në bankën e rezervistëve.
Adrion Pajaziti te Gorica luajti vetëm në pjesën e parë kurse Agon Elezi u paraqit deri në minutën e 88-të.
Rijeka është lidere me 59 pikë. Një pikë më pak e ka Dinamo Zagrebi në vendin e dytë. Hajduku i Splitit e zë vendin e tretë me 56 pikë.