Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reprezentuesi i Shqipërisë shihet si zëvendësim i Emërllahut

Lindon Emërllahu

Mesfushori i Kosovës, Lindon Emërllahu, pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit nga Cluji rumun. Por te klubi elitar i Rumanisë e shohin Enis Çokajn si zëvendësues të Emërllahut. Këshut ka raportuar të mërkurën mediumi rumun “GSP”.

Çokaj është 26-vjeçar dhe i përket Panathinaikosit. Por që nga viti 2024, ai ka qenë i huazuar te APO Levadiakos. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë edicion ai ka luajtur 11 ndeshje në Superligën e Greqisë, ndërsa ka kontribuar me një asistim.
Huazimi i Çokajt përfundon në verën e vitit të ardhshëm. 

Çokaj i cili ka zhvilluar gjashtë ndeshje për Shqipërinë, u ble nga Panathinaikosi në vitin 2022 nga Lokomotiva e Zagrevi për një milion euro. Ai u zhvillua si futbollist te Shkëndija e Tetovës. Ka luajtur edhe për Laçin dhe Osijekun.