Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, e ka konfirmuar shitjen e Lindon Emërllahut te skuadra e Clujit rumun. Ballkani, i përfiton 700 mijë euro nga shitja e mesfushorit Emërllahu.
Emërllahu, që vlerësohet talenti më i madh i viteve të fundit në futbollin kosovar, është transferuar te Cluji rumun.
Pronari i Clujit bëri të ditur se për Emërllahun kanë paguar 700 mijë euro, ndërsa 15 për qind nga transferimi i ardhshëm i futbollistit do t’i takojë Ballkanit.
“Lindon Emërllahu do të mbetet ikonë e etapës më të ndritshme të FC Ballkanit, duke e pasur përherë të hapur derën e klubit dhe zemrën e çdo tifozi. Faleminderit kampion për çdo gjë që ke dhënë për FC Ballkanin, të priftë fati në skuadrën e re e sukseset mos t’u ndalshin”, shkruan në njoftimin e Ballkanit.
Emërllahu është reprezentues i Kosovës dhe futbollisti më i mirë i vitit 2024 në Kosovë.
-
Ballkani përfiton 700 mijë euro nga shitja e Emërllahu
-
Emërllahu: Do të jap më të mirën për ta fituar titullin me Clujin
-
Emërllahu te Cluji - “gjashtëshi më i mirë i transferuar në Rumani”
-
Emërllahu e vlerëson hap të rëndësishëm kalimin në Ukrainë
-
Emërllahu prezantohet te klubi i ri, rritet “kolonia” e Kosovës në Ukrainë