Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina mposht thellë Dukagjinin

Prishtina

(E përditësuar 16:55) - Pas disfatës nga Ballkani në javën e kaluar, Prishtina është kthyer te fitoret në Superligën e Kosovës në futboll. Të premten, Prishtina e ka mposhtur Dukagjinin me rezultatin e thellë 3:0.

Ndeshja u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit kosovar.

Dy golat e parë të Prishtinës i shënoi mesfushori Albin Krasniqi në minutën e 20-të dhe 48-të. Për 3:0, realizoi 21-vjeçari, Rigon Llugiqi në minutën e 70-të.

Dukagjini në gjashtë ndeshje të zhvilluara ka katër disfata dhe dy fitore.

Prishtina në pesë ndeshje të zhvilluara ka tri fitore, një humbje dhe një barazim. Është lidere me 10 pikë aq sa kanë edhe Ballkani e Suhareka. 

Edhe Drita fiton thellë derbin ndaj Prishtinës Futboll Drita fiton thellë derbin ndaj Prishtinës

Ndeshjen e ardhshme, Prishtina do ta zhvillojë ndaj Gjilanit, ndërsa Dukagjini luan ndaj Dritës.


(E përditësuar 16:33) - Prishtina po shkon sigurt drejt fitores, teksa e ka shënuar edhe golin e tretë.

Rigon Llugiqi në minutën e 70-të realizoi për 3:0.


(E përditësuar 16:15) - Prishtina e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Dukagjinit. 

Albin Krasniqi shënoi golin e dytë personal në minutën e 48-të.

Edhe Prishtina ndalet në barazim dhe humb vendin e parë Futboll Prishtina ndalet në barazim dhe humb vendin e parë

(E përditësuar 15:49) - Skuadra e Prishtinës e ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1:0 ndaj Dukagjinit.

Golin e epërsisë për Prishtinën e ka shënuar Albin Krasniqi në minutën e 20-të të ndeshjes.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.


(15:29) - Skuadra e Prishtinës është duke udhëhequr me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll. 

Edhe Prishtina vazhdon me fitore, vendos supergoli i Krasniqit Futboll Prishtina vazhdon me fitore, vendos supergoli i Krasniqit

Golin e epërsisë e ka shënuar Albin Krasniqi në minutën e 20-të.

Ndeshja është duke u zhvilluar në kampin nacional të FFK-së në Hajvali