Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, është i pesti në renditjen e përkohshme për Këpucën e Artë, pas Harry Kane, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Igor Thiago.
Sulmuesi nga Kosova ka shënuar 14 gola në ligë, është i dyti pas Kylian Mbappes së Real Madridit me 19 gola, shkruan “Ultima Hora” të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hat-tricku” i realizuar kundër Bilbaos, që ishte i pari që kur iu bashkua Mallorcas, i ka dhënë një shtytë të madhe në garën për Këpucën e Artë.
“Pirati” është ngjitur në krye të renditjes për Këpucën e Artë, që i jepet golashënuesit më të mirë në ligat evropiani përmes një sistemi pikësh sipas nivelit të ligës.
Pikët e dyfishta të dhëna për golat e shënuar në La Liga, nënkuptojnë se sulmuesi i Mallorcas ka grumbulluar tashmë 28 pikë, duke e vendosur atë në vendin e pestë në renditje, i barabartë me serbin Darko Lemajiq, lojtarin e RFS Letonia, i cili ka shënuar 28 gola në ligën modeste të Letonisë.
Muriqi ka vetëm katër lojtarë të tjerë përpara tij në garën për Këpucën e Artë këtë edicion. Lider është Harry Kane i Bayernit me 42 pikë, i ndjekur nga Erling Haaland i Manchester Cityt me 40 pikë. Pas Haalandit është Kylian Mbappe i Real Madridit me 38 pikë, derisa Igor Thiago i Brentfordit me 32 pikë.